Kultura e Medvegjës në Festivalin Ndërkombëtar të Tuzlës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Grupi artistik "Shpëtimi" nga Medvegja ka prezantuar këngë folklorike shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar që u mbajt në Tuzla të Bosnjes.

Në këtë festival, veç flamujve të tjerë ballkanas, u valëvit dhe flamuri shqiptar, raporton "Presheva Jonë".

Në këtë eveniment kultoror morën pjesë 14 shoqëri kulturo artistike, me programe të pasura të kultures folklorike të trevës prej nga vinin.

Grupi medvegjas u prit me nderime dhe respekt, si nga organizatorët, ashtu edhe nga publiku i pranishëm./albeu.com/



Shtuar më 18/08/2014, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori