Joao Cancelo: Mirënjohës Interit dhe Juventusit, mësova shumë

Anësori i Manchester City, Joao Cancelo kujtoi me mirënjohje kohën e tij në Itali gjatë konferencës për shtyp të Ligës së Kampionëve në prag të ndeshjes së raundit të parë me eliminim direkt kundër Sportingut të Lisbonës.

Cancelo: Falënderues Interit dhe Juventusit, u përmirësova taktikisht

“Italia ka qenë shumë e rëndësishme për karrierën time. Interi dhe Juventusi janë dy skuadra të mëdha, unë jam përmirësuar shumë taktikisht, ndërsa teknikisht kam qenë gjithmonë mirë. Por taktikisht jam rritur shumë në Itali, mentaliteti eshte komplet ndryshe se ne Spanje dhe Angli, ishte nje periudhe ne te cilen une mesova shume dhe me pelqeu shume te jetoja atje, si ne Torino ashtu edhe ne Milano u ndjeva rehat dhe i jam mirenjohes per kohen e kaluar me keto dy klube të mëdha në Itali”. /albeu.com/

 


Shtuar 14.02.2022 20:31