Aksident me fatalitet, humb jetën një shtatëvjeçare

Sot (23 gusht, 2020) në mbrëmje ka ndodhur një aksident me fatalitet na fshatin Kllodernicë të Skenderajt.

Si pasojë e këtij aksidenti, një vajzë shtatëvjeçare ka humbur jetën.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zahiti.

“Një vajzë 7 vjeçare ka vdekur si pasojë e aksidentit të ndodhur në fshatin Kllodernicë të Skenderajt”.


Shtuar 23.08.2020 21:13