Kujtimet e ish-ambasadorit amerikan në Jugosllavi: Surroi ishte kundër Pavarësisë (FOTO LAJM)
Në vitet '90, publicisti Veton
Surroi as që e mendonte pavarësinë e Kosovës. Ai më shumë ishte angazhuar për rikthimin e një autonomie brenda Jugosllavisë.
Qëndrimin e Surroit kundër pavarësisë së Kosovës e kishte dokumentuar edhe
ambasadori i fundit i SHBA-venë
Jugosllavi, Warren Zimmermann, në
librin e tij "Origjina e një katastrofe", transmeton Portali Republika.
Më 25 shkurt 1990, zëvendëssekretari Eagleburger kishte shkuar për një vizitë dyditore në
Jugosllavi.
Ambasadori amerikan
kujton se në takimin me Eagleburgerin, grupi nga Kosova ishte impresiv dhe i artikuluar.
Sipas tij, Ibrahim Rugova, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, për të dalë nga kontrolli i Serbisë favorizonte dialogun me qeverinë federale.
Në
librin e tij,
ambasadori amerikan
kujton edhe fjalët e Surroit në këtë takim.
"Veton
Surroi, një shqiptar i ri me një anglishte perfekt, tha që populli i Kosovës nuk pranon regjimin e Serbisë, por po ashtu ata nuk dëshirojnë pavarësi",
kujton Zimmermann në
librin e tij, percjell Republika.
Por, diskursi i Surroit ndryshoj në mënyre fondamentale. Pas luftës, ai u bë pjesë e proceseve të një ideje në të cilën asnjëherë nuk kishte besuar, në procesin e pavarësimit të Kosovës.
Si anëtar i Grupit të Unitetit, bashkë me pjesëtarët tjerë
Surroi u bë armiku më i madh i Lëvizjes Vetëvendosje, e udhëhequr në atë kohë nga Albin Kurti. Por, edhe ky qëndrim i tij ndryshojë shumë shpejt. Sot
Surroi llogaritet që ka një influencë shumë të madhe në radikalizmin e opozitës, sidomos të Vetëvendosjes. /albeu.com/
Shtuar më 29/02/2016,
ora 11:15