Kujt i ngjason më shumë Noah? Fatma zbulon këto detaje për të voglin e saj (FOTO LAJM)

Fatma Methasani ka vendosur që një pjesë të ditës së sotme ta kalojë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet çdo pyetjeje në ‘Instastory’, duke shuar sado pak kuriozitetin e fansave.

Methasani ka pranuar se djali i vogël, Noah, i ngjan më shumë babi Alfios se sa asaj, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë dhe se gjatë shtatzënisë ka shtuar 16 kilogramë.

Më tej Fatma tregoi se emrin e djalit e vendosi Alfio, pasi dyshja kishin rënë dakort se nëse do të ishte djalë emrin do e gjente shefi i kuzhinës dhe nëse do të ishte vajzë do e vendoste Fatma.

Moderatorja ka shtuar se i pëlqen shumë jeta në fshat në pyetjet e radhës, duke treguar se e shijon shumë qëndrimin atje. Kujtojmë se prej disa ditësh, Fatma ka ndarë momente të ndryshme me familjen e saj duke shijuar natyrën, rrezet e diellit dhe qëndrimin me njëri-tjetrin.
Shtuar më 22/03/2020, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori