Kudo gjak dhe ushtarë të shtrirë, pamje tmerri nga shpërthimi i "Gërdecit" në Turqi (FOTO & VIDEO)

Një depo armësh shpëtheu gjatë natës së shkuar në provincën e Hakkarit të Turqisë jug-lindore duke lënë të vdekur të paktën 7 ushtarë, ndërsa më shumë se 20 të tjerë kanë plagosur.

Një gjykatë turke vendosi bllokim të raportimit të lajmeve mbi ngjarjen në fjalë duke bërë që për të të shkruhet dhe postohet vetëm në rrjetet sociale.

Kështu, disa foto dhe video të shpërndara në Tëitter tregojnë përmasat e këtij shpërthimi, i cili të kujton ngjarjen e rëndë të Gërdecit në Shqipëri.

Raportohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale. /albeu.com/



Shtuar më 10/11/2018, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori