Ku ka qenë më parë? Kendall Jenner bëhet bjonde dhe duket perfekt (FOTO LAJM)

Besojeni ose jo, por Kendall Jenner tashmë është bjonde.

Modelja e njohur ka hequr dorë nga flokët e zinj që rrallë i ndryshon dhe duket më e bukur se kurrë.

Ndoshta disa prej jush nuk do e njohin sepse ajo ngjan kaq shumë me një kukull Barbie.

Këtë ndryshim e ka bërë për “Javën e Modës në Londër” ku 23-vjeçarja ishte pjesë e sfilatës për markën e njohur ‘Burberry’, duke prezantuar koleksionin e ri të pranverës të vitit 2020.

Me një fund të zi, këmishë dhe xhaketë të bardhë, Jenner dukej si një njeri tjetër.

Shumë nga fansat e saj janë shprehur se nga ndryshimi drastik nuk po e njohin më modelen.
Shtuar më 17/09/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori