Ku i kanë maskat e dorezat? Rama thyen rregullat "live" kur i afrohet gazetarja (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme Kryeministri Edi Rama ishte në një lidhje live me emisionin Opinion, ku foli rreth situatës së koronavirusit dhe planit ekonomik të qeverisë.

Por gjatë intervistës pati një shkëputje, pasi diçka nuk shkoi mirë me lidhjen direkte në zyrën e Ramës.

Ndërsa të gjithë mendonin se kryeministri ishte vetëm në zyrë, në ndihmë i erdhi personazhi i njohur televiziv, Anjeza Maja për t’i rregulluar telefonin.

Ajo që ra në sy është se ata nuk mbajtën distancën dhe ishin pa doreza dhe maskë, duke rrezikuar për shkak të koronavirusit.

Shtuar më 02/04/2020, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori