SHBA i bën një kërkesë Ukrainës, ndërsa përvjetori i luftës po afron

SHBA ka paralajmëruar Ukrainën se tani përballet me një moment vendimtar për të ndryshuar rrjedhën e luftës, sipas një raporti të Washington Post.

Me afrimin e përvjetorit të parë të konfliktit, SHBA thuhet se u ka thënë liderëve në Kiev se trupat e saj duhet të përdorin mbështetjen e vazhdueshme të armëve nga vendet perëndimore dhe të kenë përfitime në fushën e betejës.

Presidenti Biden kohët e fundit u zotua të qëndrojë me Ukrainën “për aq kohë sa duhet”, por sipas zyrtarëve që folën në mënyrë anonime për Postin, republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve po insistojnë në uljen e nivelit të mbështetjes për Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi t’u bëjmë përshtypje atyre se nuk mund të bëjmë asgjë dhe gjithçka përgjithmonë,” tha një zyrtar i lartë i administratës për gazetën.

Biden do të udhëtojë për në Poloni për ditën kur të shënohet një vit nga kolfikti i armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai pritet të mbajë një fjalim dhe të marrë pjesë në takime gjatë vizitës së tij./albeu.com


Shtuar 14.02.2023 12:42