"Ktheu mencën në lloto”, Nishani sfidon dhe padit Ramën për shpifje (FOTO LAJM)

Ish-presidenti Bujar Nishani vendosi të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qyteti Studenti”.

Në një njoftim për mediat të PD, ish-presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish-presidentit është pronar i ish-mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet lotoje aty. /albeu.com/


Shtuar më 19/01/2019, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori