Kthehet në atdhe kontingjenti paqeruajtës “Eagle-8” (FOTO-LAJM)

Pëlqej
U zhvillua sot në Batalionin e Forcave Speciale në Zall-Herr ceremonia e pritjes së kontingjentit “Eagle-8”, që shërbyen në misionin paqeruajtës në Afganistan.


Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli e cila i ka uruar mirëseardhjen në atdhe trupave paqeruajtëse në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të gjithë shqiptarëve.

“Misioni juaj i tetë luftarak ku shërbyet me sukses për një periudhë 6-mujore në rajonin e Kandaharit, përmbyll me sukses angazhimin tonë me forca luftimi në misionin ISAF, për këtë ju jemi mirënjohës të gjithëve. Rajoni i veprimeve të “Eagle-8” është vlerësuar si kështjella e aktiviteteve terroriste në jug të Afganistanit, ku forcat talebane kanë qenë gjithmonë prezente dhe shumë aktive” tha Kodheli.

Në vijim, ministrja Kodheli theksoi se që nga viti 2010, kur nga Batalioni i Forcave Speciale u nis për herë të parë në mision luftarak “Eagle-1” në përbërje të forcave të ushtrisë amerikane dhe deri më sot, efektivat tuaja kanë dhënë një kontribut të çmuar në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjes së paqes dhe stabilitetit në zonat më të nxehta.

Ministrja Kodheli ka nënvizuar se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në Afganistan, përkrah aleatëve, duke kontribuar gjithmonë me vetëmohim dhe profesionalizëm.
Në fund të fjalës së saj ministrja Kodheli u ndal edhe tek kapiten Feti Vogli, i cili humbi jetën në krye të detyrës në misionin paqeruajtës në Afganistan.
Shtuar më 27/08/2014, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori