E FUNDIT/ Numurohen 87% të votave: LSDM 36,27%, VMRO-DPMNE 34,89%, BDI 11,37%, ASH
Kthehen në Shqipëri 60 infermierët që ndihmuan kolegët në Itali: Faleminderit nga zemra! (FOTO LAJM)

Kthehen në atdhe në përfundim të misionit të tyre për të kontribuuar për Italinë fqinje në momentet që kishte më shumë nevojë, për shkak të krizës së rëndë në spitale nga koronavirusi, grupi i dytë i infermierëve shqiptarë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar fotot e tyre në rrjetet sociale, ku duken të gjithë me nga një pako në dorë, me nga një kujtim nga Italia.

Një prej infermiereve mban në dorë flamurin italian ku është shkruar një falënderim për ndihmën që shqiptarët kanë dhënë.

Në aeroport ata janë pritur nga zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

"Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian.

Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.
#KrenarePërInfermierët. #BASHKË", shkruan Manastirliu.
Shtuar më 09/05/2020, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori