Kryebashkiakja e Urës Vajgurore i shërben mësueses kafe turke për 7 Mars (FOTO LAJM)

Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar mësuesen e saj të parë.

Mëngjesin e sotëm, ajo ka shkuar në shtëpinë e mësueses Oli Koraqe, me të cilën, nuk ndau vetëm urimin, por shijuan dhe një kafe, të cilat i bëri kryebashkiakja e Urës Vajgurore.

“Me zysh Olin, për t’i uruar festën e 7-Marsit. Të gjithë mësuesit meritojnë një urim të veçantë për 7-Marsin, për të kujtuar dhe vlerësuar sakrificat e tyre. Ndaj, si çdo vit, zgjodha t’i uroj festën fillimisht zyshës time të parë Oli Koraqe. Por, kafet këtë herë i bëra unë”, shkruan Memaj në rrjetin social Facebook./DailyNews/
Shtuar më 07/03/2017, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori