Në afërsi të Shkupit gjendet
fshati Krushopek i Epërm, i cili është tërësisht i braktisur dhe në të nuk
jeton më askush. Shtëpi të vjetra, mure të rinuara dhe disa ndërtime të reja, ishin pamjet që ne kapëm gjatë një vizite të këtij
fshati. Gjatë bisedës me disa persona që pamë, na lan të kuptojmë se në këtë
fshat më nuk
jeton askush, ato shtëpi të reja që po ndërtohen, janë pushimore në të cilat banorët e dikurshëm të këtij
fshati kalojnë verën pasi që aty është më freskët.
Migrimet e familjeve të këtij
fshati kanë filluar që nga viti 1958. Rreth kësaj teme flet Sefer Mahmuti, i cili tani më një kohë të gjatë nuk
jeton në këtë
fshat.
"Kushtet e rënda ekonomike ishin një ndër arsyet kryesore se pse filluan shpërnguljet. Fillimisht rreth 30 shtëpi u shpërngulën dhe morën rrugën për në Turqi,
kurse gjithë të tjerët zbritën më poshtë në Krushopekun e poshtëm", tha Mahamuti.
Ai shtoi se rruga e pa kalueshme me makinë dhe sinët e ftohta të dimrit bllokonin tërësisht këtë
fshat.
"Ishte e vështirë të jetohet këtu. Rrugët janë të parregulluara dhe rrallë ndonjë makinë që mund të depërtojë,
kurse gjatë dimrit kur binte edhe botë ne mbeteshim të ngujuar. Tani këtu vimë për të ruajtur bagëtinë si dhe për ti kaluar ditët e nxehta të verës", vijoi ai.
Sipas tij ky
fshat është i lënë pas dore nga vetë autoritetet komunale, të cilat nuk kujdesën dhe i kushtojnë rëndësi kërkesave tona. Megjithatë shpresa ekziston që një ditë familjet e shpërngulura do të kthehen në këtë vend të bukur malor, t’i shijojnë bukuritë natyrore dhe ajrin e pastër që mbizotëron aty. (Portalb) /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2014,
ora 13:00