Kroaci-Shqipëri, marrëveshje për Partneritetin Evropian (FOTO-LAJM)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane e Kroacisë dhe ministria e Jashtme e Shqipërisë nënshkruan këtë të premte marrëveshjen për Partneritetin Evropian.

Gjatë takimit me ministren Vesna Pusic, ministri Bushati u shpreh se marrëdhëniet me dy vendeve janë shume te mira dhe nëpërmjet kësaj klime pozitive shprehu dëshiren për thellimin e bashkëpunimit në hapësirën e përbashkët Adritiko-Joniane.

Nga ana tjetër, Ministri Bushati theksoi hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare në realizimin e një sërë reformash në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si pjesë e agjendës integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Shqipëria e sheh Kroacinë si një vend model dhe me rol vendimtar për te mobilizuar vullnetin politik evropian rreth proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.

Më pas të dy ministrat diskutuan rreth situatës në rajon dhe bashkëpunimit ndër-rajonal, si dhe vlerësuan rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti.

Ata vlerësuan hapat e hedhur nga Kosova në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor dhe proceseve integruese dhe shprehën besimin se dialogu i nisur mes dy vendeve në Bruksel me ndërmjetësimin e znj.

Ministri Bushati u shpreh se mirëpresim një prezencë më të madhe të Kroacisë në Shqipëri sidomos në projektet e shtet-ndërtimit demokratik.
Shtuar më 21/03/2014, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori