Italia vazhdon të jetë një fole dhimbjeje, 756 viktima në 24 orë

Italia vazhdon akoma të jetë një fole e dhimbshme vdekjeje.

Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 756 persona. Kështu numri total i viktimave shkon në 10,779

Vetëm gjatë ditës së sotme vendi ka regjistruar 5,217 raste të reja me koronavirus. Ndërsa, numri i të prekurve në total shkon në 97 689.

Numri i personave që janë shëruar është 646. Italia vazhdon të mbetet shteti më i prekur nga koronavirusi në Evropë. Vendin e dyte e mban Spanja me 78,799 raste të konfirmuara dhe 6,606 viktima si pasojë e Covid-19.


Shtuar 29.03.2020 16:23