U arrestua për spiunazh, gjykata ruse lë në burg gazetarin e Wall Street Journal

Një gjykatë në Moskë ka arrestuar zyrtarisht gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, në lidhje me akuzat për spiunazh, sipas agjencive ruse të zbatimit të ligjit.

Gershkovich i tha gjykatës se ai nuk ishte fajtor për spiunazh, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Gjykata ka urdhëruar që Gershkoviç të mbahet në paraburgim për gati dy muaj deri më 29 maj, sipas një dokumenti gjyqësor.

Një avokat që përfaqësonte Gershkovich nuk u lejua të marrë pjesë në seancë, sipas Tass.

“Ata më thanë se tashmë kanë një avokat të caktuar”, tha avokati, sipas Natasha Bertrand të CNN. /albeu.com