Krimi në Shëngjergj, pranga personit të tretë (FOTO)

Halit Dusha
Shkon në tre numri i të arrestuarve për ngjarjen e Shëngjergjit, ku mbeti i vrarë 36 vjeçari, Besnik Pudja. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar edhe shtetasin e kërkuar, Halit Dusha, 37 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka patur dijeni për vetëvrasjen e shtetasit Besnik Pudja dhe në bashkëpunim me Besnik Pudjan dhe disa shtetas të tjerë janë autorë të dyshuar për kultivimin e 2889 bimëve të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në fshatin Urë, Kollagjesh”, njofton policia.

Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2016, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori