"Krenarë për Kombëtaren tonë" (FOTO LAJM)

Që në minutat e para jemi mundur me një gol të shënuar nga Schar. Kur ishin momentet më të mira tonat, nga një kundërsulm i zviceranëve, kapiteni Cana rrëshqet në hyrje të zonës sonë dhe e prek topin me dorë.

Arbitri e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë dhe për pasojë largohet nga loja me karton të kuq.

Por kjo se ka ndalur aspak që këngëtarja Aurela Gaçe të vishte gocën me fanellën, ku pas shkruhet emri i Canës.

"Grace sapo e veshi fanellën e Kapitenit @lorikcana. Ju urojmë një lojë të bukur e me shpirt fitore.

KOMBETARJA JONE #KRENARI", ka shkruar ajo bashkëngjitur fotos së postuar në Instagram. /albeu.com/


Shtuar më 11/06/2016, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori