Krejt papritur, Eminem suprizoi fansat me një album të ri! (FOTO LAJM)
Reperi shumë i famshëm, Eminem, i ka surprizuar të gjithë kur papritur ka lajmëruar se e ka gati albumin e tij të ri.

Pa lajmëruar më parë, reperi njoftoi në Instagram se albumi “Music to be Murdered by” është publikuar dhe jemi të bindur se do të bëjë namin.

I frymëzuar nga Alfred Hitchcock, regjisori dhe producenti i famshëm anglez, Eminem ka pozuar me një sëpatë në kokë nga njëra anë dhe një pistoletë nga ana tjetër.

Albumi ka të njëjtin titull me albumin e parë dhe të vetëm të Hitchcock, të titulluar gjithashtu “Music to be Murdered by”.

Albumi i Eminem-it përmban bashkëpunime me Ed Sheeran, Skylar Grey, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, Royce Da 5’9 “, Black ThoughtKXNG Crooke, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson .Paak dhe Juice WRLD.
Shtuar më 17/01/2020, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori