Krah aktorëve më të kërkuar, Nik Xhelilaj pjesë e serialit të ri turk (FOTO LAJM)

Aktori Nik Xhelilaj tashmë është bërë shumë i famshëm në Turqi dhe ka luajtur në disa seriale të njohur, të transmetuar edhe në Shqipëri.

Së fundmi aktori me origjinë shqiptare ka nisur xhirimet për serialin “Uyanis Buyuk Selçuku”, që do të vijë me një kast shumë të njohur aktorësh.

Xhelilaj do të luajë përkrah Hatice Sendil e njohur si “Elif” nga seriali “Një pjesë e imja”, Leyla Lydia Tugutlu e njohur si “Xhandan” nga seriali “Bija ime”, po ashtu Bugra Gulsoy i njohur nga i njëjti serial, Ekin Koç i njohur nga seriali “Kosem” e shumë të tjerë.

Kujtojmë që Xhelilaj ka qenë pjesë e serialeve “Qyteti i humbur” dhe “Kryeqyteti Abdylhamid” të cilat janë transmetuar në vendin tonë.

Shtuar më 01/09/2020, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori