KQZ-ja u hoqi mandatin, ja kush i zëvendëson Selamin dhe Dashamir Tahirin (FOTO LAJM)

Gjatë paraditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm mandatin e deputetit Shkëlqim Selami të LSI-së dhe Dashamir Tahiri të PDIU-së, por që zgjodhi të ishte pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së.

Pritet që tashmë dy deputetët të zëvendësohen nga emrat që vijnë në radhë nga listat partiake, ashtu siç parashikon ligji.

listat e LSI-së, në qarkun e Vlorës pas Selamit rezulton të jetë Flamur Çelaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Por, Çelaj mund të leshoje vendin Katina Gogas, e cila është e 3-ta në listën e kandidateve per deputetë të LSI në Qarkun e Vlorës, për shkak se ligji parashikon më shumë përparësi për gjininë femërore.

Ndersa, deputeti Dashamir Tahiri, i zgjedhur në Qarkun e Vlorës nga listat e PDIU, do ti lërë mandatin e deputetit Edmond Zejnos.

Do të jetë Kuvendi i Shqipërisë që do të përcaktojë edhe zëvendësuesit e deputetëve Tahiri dhe Selami, të cilët nuk deklaruan të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.

Megjithatë, 2 deputetët mund të ankimojnë vendimin e KQZ në Gjykatën Administrative, e cila do të vendosë përfundimisht për fatet e mandateve të tyre

Shtuar më 29/12/2016, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori