Kozeta Turishta do drejtojë sezonin e ri të “Pasdite në Top Channel” (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një imazh i ri vjen bashkë me sezonin e ri të emisionit “Pasdite në Top Channel". Në vendin e Ulpiana Lama, do të jetë spikerja e lajmeve në televizionin “News 24”, Kozeta Turishta.

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Kozeta ka përcjellë një mesazh të sinqertë referuar të gjithë këtij rrugëtimi.

"Miqtë e mi të dashur, dua ta ndaj me ju këtë lajm. Nëse deshiron të bëhesh dikushi në jetë, ji i sinqertë, i thjeshtë dhe me kembë në tokë…

Mirë thone që dashuria e vërtetë nuk zgjat përgjithmonë….
Pas fiks 10 vitesh, divorcohem nga dashuria ime e vjetër LAJMET. Isha 18 vjeç kur dhashë për herë të pare një edicion informativ, e pikërisht në studion e atij TV që më ndriçoi rrugën drejt një bote më të gjerë televizive në mediat kombetare. Rozafë, mirenjohje e falenderime nga ana ime!!

Duke filluar nga dt. 1 shtator 2014 do shihemi në Top Media. Ndjehem shumë e vlerësuar që Top Channel më ofroi mundesinë për të qënë pjese e stafit të tyre, duke më besuar drejtimin e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.

Privilegj për mua të jem pjesë e kesaj studioje, pas prezantimit në këtë format edhe të kolegëve te mia paraardhëse, figura të nderuara dhe model në llojin e tyre, si Arbana Osmani, Genta Popa, Lira Burgia dhe Ulpiana Lama, të cilave shumë përzemersisht i përcjell respektin dhe konsideratën time më të madhe!

Falenderoj mjeshtrin e madh Bujar Kokonozi dhe pjesën tjeter të bordit drejtues që pikerisht më zgjodhen mua mes shumë kolegesh të tjera të nderuara e shumë profesioniste.

Kenaqesi e veçantë dhe fat për kete mundesi në TCH, do bej më të mirën që të gjithë të ndjeheni krenar për mua...

News24…. Çtë them unë me parë për këtë media, fjalet nuk më mjaftojnë të shpreh mirënjohjen dhe falenderimet, dashamiresinë e perzemersinë.

Jam e lumtur që bashkepunova me kolegë gazetarë profesionistë të vertetë. Jam e lumtur që isha pjesë e stafit te News 24, ku e kam ndjerë veten jo si në pune, por si në familje.

Në News24, mesova harmoninë mes njeri-tjetrit, e frymën e mirë të bashkepunimit brenda një skuadre të madhe mediatike.

Do më mungojne shumë lajmet, akoma më shumë hapsirat live e ngjarjet e mëdha ku pas kufjeve të mia qendronte gjithmonë një staf i tërë që jo vetëm më kanë mbeshtetur ti beja me sukses, por kane qënë nje model tek unë, Ola, Nisida, e embla Senada, Edvin Parruca, Bledian Koka, Dhimitër Gjoka.

Ndjehem me fat që isha mes jush, në median lider në fushen e informacionit…", përfundon ajo. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori