Ronaldo në qëndër të kritikave, përsërit gjestin anti-sportiv edhe ndaj De Bruyne (VIDEO)

Cristiano Ronaldo njihet në futboll si një lojtar që nuk i pëlqen të humbas.

Ai ka deklaruar më parë që ka punuar shumë dhe ka sakrifikuar vetëm që të bëhët një lojtar i klasit botëror e që të mos humbasi. Por Ronaldo mesa duket nuk është shumë i qetë tashmë kur është duke humbur ndeshjen.

Ndaj Liverpool-it Ronaldo bëri një ndërhyrje anti-sportive dhe të ashpër ndaj Curtis Jones, ndërsa dje e përsëriti këtë veprim ndaj De Bruyne në derbin e Manchesterit. Topi kishte dalë jashtë fushës edhe De Bruyne ndodhej aty pranë topit ndërsa Cristiano Ronaldo rrëqiti pa arsye drejt belgut në mënyrë të panevojshme duke e goditur atë.

Ylli Portugez është ndëshkuar me të verdhë por kritikat ndaj tij ishin të shumta duke thënë se ai duhej të ndëshkohej me kartonin e kuq menjëherë./h.ll/albeu.com


Shtuar 7.11.2021 08:56