Kotzias: Shqiptarët janë nacionalistë, pse nuk ia japin shtetësinë Janullatosit? (FOTO)
Ministri i Jashtëm grek, Nikos
Kotzias ka vijuar gjuhën agresive që e karakterizon në këtë periudhë ndaj Shqipërisë dhe kryeministrit Rama.
I pranishëm në konference të Lëvizjes së Ideve dhe Praktikave, të cilën e drejton,
Kotzias i kërkon Shqipërisë që të ulë tonet nacionaliste sipas tij dhe të respektojë traktatet ndërkombëtare.
Kotzias riktheu debatin mbi shtetësinë e Krypeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas
Janullatosit.
“Kemi vënë re shfaqjen e një
nacionalizmi të fuqishëm nga ana e një pakice të elitës politike në Shqipëri. Edhe kundërshtimi i tyre për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas është një tregues i këtij
nacionalizmi”., - deklaroi ai.
Kohët e fundit vërehet një shtim i gjuhës së ashpër të qeveritarëve grekë ndaj Shqipërisë, të cilët në jo pak raste kanë kërcënuar me mos dhënien e dakordësisë për fillimin e negociatave të Shqipërisë dhe KE-së. /Albeu.com/
Shtuar më 24/11/2016,
ora 20:12