Festivali kushtoi plot 418 milion lekë taksa publike, po 517 milion lekë reklama ku "humbën"?

Vetëm 35 ditë para nisjes së spektaklit kombëtar “Festivali 58-të i Këngës”; drejtoria e RTSH, Bordi i Administrimit dhe Këshilli Mbikëqyrës, kanë planifikuar dhe miratuar koston e plotë përfundimtare të këtij spektakli.

Shpenzimet e bëra, janë 41 milionë, 882 mijë e 550 lekë të reja nga fondi i RTSH, që kanë burim taksën 120 lekë për RTSH dhe fondet buxhet shteti, po nga taksat publike, shkruan pamfleti.

Mirëpo burime nga Bordi i Administrimit, kanë bërë me dije konfidencialisht, se prej anëtarëve, janë miratuar si kosto totale për krejt festivialin, vetëm këto 418 milionë lekë; ndërkohë që për llogari të festivalit, janë grumbulluar edhe 517 milionë lekë të vjetra reklama nga bizneset private dhe 32 milionë lekë të vjetra, donacione pa adresë publike.

Reklamat janë mbledhur si pagesa e janë transmetuar në fillim të festivalit, ndërmjet këngëve e sidomos, në natën e tretë, aq sa u bë si spektaklet private të televizioneve.

Mirëpo edhe sot, 15 ditë pas përfundimit të festivalit, drejtoria e RTSH, pasia ka pasyqyruar vetëm koston zyrtare, nuk po jep asnjë informacion para Bordit të Administrimit e Këshillit Drejtues; se ku kanë shkuar, apo ku kanë “humbur” milionat e e këtyre reklamave.

Ka zëra, se “historia” me të ardhurat nga reklamat në RTSH, është një “gropë e zezë” shumë-vjeçare me vlerë miliarda lekë, për të cilat nuk jep askush llogari.

Por edhe kur kërkohet llogari e bëhen denoncime, drejtësia nuk merret fare me këtë “histori”; denoncuesit largohen nga puna, ndërsa drejtuesit e RTSH, plotësojnë letra projektesh e shpenzimesh fiktive; ose i maskojnë si vlera në natyrë (me klering).

Madje kjo praktikë, që fsheh shumë “hije” me reklamat; po zbatohet sipas Rregullores së Marketingut në RTSH; miratuar me Vendim nr. 4, datë 15.02.2019 të Këshilit Mbikëqyrës, kur kjo praktikë; nuk është e përcaktuar në kapitullin “Burimet dhe veprimet ekonomike-financiare” të Statutit dhe Ligjit për RTSH. Kaq për sot.
Shtuar më 06/01/2020, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori