Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit (FOTO VIDEO)

Pëlqej
Flamuri amerikan në Prishtinë në sheshin "Bill Clinton" është ulur në gjysmë-shtizë.

Kjo, në nder të viktimave të ngjarjes që tronditi Amerikën dhe botën më 11 shtator 2001">2001, me sulmin mbi Kullat Binjake.

Kryeministri Hashim Thaçi e ka përkujtuar këtë ditë.

Ai ka shkruar se sot populli amerikan përkujton një ditë të dhimbshme, ku e gjithë bota u bë dëshmitare sesi terroristët e goditën SHBA-në, duke vrarë me mijëra civilë të pafajshëm.

“Njerëzit në të gjithë Kosovën mbajtën zi për të vdekurit dhe ndan pikëllimin e tyre me popullin amerikan. Populli i Kosovës mbetet falënderues përjetësisht ndaj SHBA-ve për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot. Prandaj ne me krenari vazhdojmë të jemi përkrah popullit amerikan dhe të vendosur të mbesim në një front të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmin vrastar, që po vazhdon t'i cenoj vlerat e përbashkëta. Sot, sikurse edhe me 11 shtator 2001">2001, ne të gjithë jemi amerikanë”, shkroi Thaçi në facebook.

Sot, mbushen 13 vjet që kur u goditën Kullat Binjake në Nju York. /albeu.com/





Shtuar më 11/09/2014, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori