Asllani nuk kursen elozhet për Egnatian: Na vunë në vështirësi

Interi priti Egnatian në një sfidë miqësore në “Paolo Mazza”, e cila përfundoi në favor të zikaltërve me shifrat 4-2. Një paraqitje dinjitoze bëri skuadra shqiptare, me djemtë e Edlir Tetrovës që largohen me kokën lart nga Italia.

Gjithësesi në fushë ishte dhe Kristjan Asllani, i cili luajti kundër ekipit rrogozhinas. Mesfushori i kombëtares pas kësaj sfide nuk mundi të ndalte elozhet për Egnatian, teksa e pranoi se rrogozhinasit i vunë në vështirësi zikaltërtit.

Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë duhet rishikuar?

Egnatia na vuri pak në vështirësi, por synimi për të gjithë sonte ishte që të vendosnim minuta në këmbë. Tani të shohim si do të nisë kampionati, kanë mbetur edhe pak ditë dhe jemi mirë.

A e ndiqni vazhdimisht metodologjinë e trajnerit?

Sigurisht, trajneri ka qenë këtu për një kohë të gjatë, kështu që ne tashmë e dimë se çfarë kërkon prej nesh.  Duhet të vazhdojmë kështu.

A i jep pak më shumë vlerë paraqitjes ndeshja e sotme?

Po, ishte një ekip shumë fizik që ushtronte presion për çdo top. Ata filluan mirë, por ne ishim të mirë në rikthimin dhe jemi të lumtur.

A mund të bëni një bilanc të punës së bërë deri tani? A je i kënaqur?

Shumë të kënaqur me punën e ekipit, jemi shumë kompakt dhe është shumë e rëndësishme. Mezi presim të vijë e shtuna, duhet ta luajmë këtë lojë. E dimë se është shumë e rëndësishme për ne dhe duam të fillojmë në mënyrën e duhur.

Shumë mundim por shumë buzëqeshje, atmosfera është e mirë.

Po, është normale. Ne buzëqeshim kur e dimë se është e përshtatshme ta bëjmë këtë, por jemi gjithmonë të fokusuar.


Shtuar 14.08.2023 15:21