Në një kohë kur Prishtina po ndizet flakë nga protestat e oppozitës dhe kur ka patur përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë, dy krerët e qeverisë, Isa Mustafa dhe
Hashim Thaçi ndodhen për një vizitë
pune në
Bruksel, shkruan Portali Albeu.
"Agjendën në
Bruksel e vazhduam me takime me komisioneren e lartë të Bashkimit
Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh nënkryetare e Këshillit të Evropës, znj. Federica Mogherini, si dhe me nënkryetaren e Parlamentit
Evropian dhe raportuesen për Kosovën, znj. Ulrike Lunacek. I falënderuam për mbështetjen e tyre për proceset integruese të vendit. Diskutuam për hapat e mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës", shkruan ministri i jashtëm
Hashim Thaçi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015,
ora 16:01