Kosova digjet, Mustafa e Thaçi vazhdojnë axhendën në Bruksel (FOTO LAJM)

Mustafa dhe Thaçi në Bruksel
Në një kohë kur Prishtina po ndizet flakë nga protestat e oppozitës dhe kur ka patur përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë, dy krerët e qeverisë, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi ndodhen për një vizitë puneBruksel, shkruan Portali Albeu.

"Agjendën në Bruksel e vazhduam me takime me komisioneren e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh nënkryetare e Këshillit të Evropës, znj. Federica Mogherini, si dhe me nënkryetaren e Parlamentit Evropian dhe raportuesen për Kosovën, znj. Ulrike Lunacek. I falënderuam për mbështetjen e tyre për proceset integruese të vendit. Diskutuam për hapat e mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës", shkruan ministri i jashtëm Hashim Thaçi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori