Koronavirusi nuk ndalet në Itali, sot kaloi edhe rekordin e Kinës për të infektuarit (FOTO LAJM)

Italia sot nuk ka vetëm më shumë të vdekur nga COVID-19 sesa Kina, por edhe më shumë persona të infektuar.

Vetëm sot në rajonin e Lambordisë, aty ku ka më shumë vdekje, janë regjistruar 2,409 infeksione të tjera.

Shifrat tregojnë se Italia tani ka regjistruar të paktën 82.948 raste virusesh, duke kapërcyer Kinën e cila ka rritur 81.897.

dhënat zyrtare bëjnë me dije se numri i vdekjeve globale arriti në 25,000, shumica e tyre në Evropë.

Italia është vendi më i prekur në Evropë dhe botë, deri ditën e djeshme të dhënat zbuluan se viktimat e kanë kaluar shifrën e 8 000 personave.

Daily Mail| Përshtati: Albeu.com

Shtuar më 27/03/2020, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori