Merr flakë makina gjatë lëvizjes në rrugën “Tiranë-Elbasan”

Një makinë është shkrumbuar sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një defect teknik.

Makina tip “Benz” ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje.

Si pasojë e flakëve makina me drejtues shtetasin A. H., 40 vjeç. Makina është djegur plotësisht. Për fat të mirë nuk ka shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com/