Koreanët ndërtojnë "kullën e padukshme" (FOTO-LAJM)

Magjistari David Copperfield do ta kishte zili këtë shpikje e cila pritet të nisë nga ndërtimi së shpejti. Bëhet fjalë për kullën e "padukshme" Infinity, një strukturë prej xhami 450-metra e gjatë e cila do të ndërtohet në Korenë e Jugut dhe që mund te "zhduket" nga syri i njerëzve.


Kulla pritet të përdorë kamerat dhe ndriçimin LED për të krijuar një 'lëkurë' reflektuese në pjesën e jashtme të ndërtesës për ta bërë atë të 'zhduket', si një iluzion optik.


Arkitektët filluan projektimin e kullës në periferi të kryeqytetit Seul, në afërsi të aeroportit në vitin 2004, por vetëm tani është dhënë drita jeshile për të filluar ndërtimin e saj. Kulla nuk do të mbahet mend si "kulla e padukshme" por edhe si një nga 10 ndertesat më të larta në botë. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori