Policia “lëshon” dronin në Kukës, përfundojnë në pranga babë e bir

Babe e bir janë arrestuar nga Poilicia në Kukës, pas nje operacioni per kontrollin masiv te territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia ben me dije se ata dyshohen per tentaive te kultivimit te kanabisit, pasi në afërsi të banesës së tyre, u gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t’i kultivuar.

NJOFTIMI

Strukturat e Policisë po përdorin dronë për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e Policisë, në fshatin Tejdrinë, Ujmisht, u konstatua një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u vunë në pranga shtetasit K. M. dhe I. M., 42 dhe 25 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre, u gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t’i kultivuar.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.


Shtuar 20.06.2020 09:47