Ndërron jetë një tjetër person nga COVID-19 në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 persona të prekur me Covid-19, duke shënuar kështu një ulje të numrit krahasuar me një ditë më parë kur ishin 82 persona të prekur në 24 orë, numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë, ka ndërruar jetë edhe një 82-vjeçar i prekur me koronavirus, duke e çuar në 38 numrin e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19. Ndërsa në intubim, aktualisht, ndodhen 3 persona.


Shtuar 17.06.2020 08:40