Konkurrenca bllokon vendimin e dentistëve: Gjobë kush rrit çmimet

Vendimi dhe lista me cmimet minimale te sherbimeve qe mbajne firmen e Nikoll Dedes, kreut te USSH
Pezullohet vendimi i Urdhrit të Stomatologut për rritjen me vendim të përgjithshëm çmimet e shërbimeve në të gjithë vendin.

Vendimi ka ardhur nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili e ka gjetur në shkelje të ligjit nismën e Urdhrit të Stomatologëve për të rritur bashkarisht me 100% çmimet e shërbimeve dentare në vend.

Nëse ndokush nga stomatologët vendos të ndjekë urdhrin e USSH, atëhere Autoriteti i Konkurrencës thotë se do të gjobitet me 5 milion lekë.

Vendimi
1. Marrjen e masave të përkohshme në tregun e ofrimit të shërbimeve stomatologjike ndaj Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë si vijon:

a) Pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, Vendimit nr. 12, datë 14.12.2018 “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, pasi bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003">2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar;

b) Depozitimin e të gjithë praktikës së ndjekur deri në marrjen e këtij vendimi, për të kryer vlerësimin ligjor të tij, bazuar në nenin 4 dhe 69 të Ligjit 9121/2003">2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës’, i ndryshuar;

2. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore;

3. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi, ndërmarrja Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, germa b) të Ligjit Nr. 9121/2003">2003;

4. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi , bazuar në nenin78 “Sanksione Individuale”, parashikohet vendosja e gjobave individuale në masën deri 5 milionë lekë për individët që
me dashje ose nga pakujdesia kryejnë ose bashkëpunojnë në veprimet e sanksionuara në nenet 73 pika 1 dhe 74 pika 1 e Ligjit 9121/2003">2003.


5. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara.
Shtuar më 28/01/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori