Konflikti i vëllezërve Grori me grupin e Naim Zyberit dhe vrasja e tij në spitalin e Milanos (FOTO LAJM)

Gjykata e Tiranës në 20 qershor 2002 vendosi mosnjohjen e vendimit penal dhënë nga Gjykata e Apelit Milano për Arben Grorin në datë 2 shkurt 2001.

Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë në 24 korrik 2002 dhe u prish nga Gjykata e Lartë në 30 janar të vitit 2003.

Kolegji Penal i Gjykatës së lartë kryesohej nga ish-kryetari Thimio Kondi. e cila e ktheu edhe një herë çështjen për rigjykim. Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Republikën e Italisë me vendimin e datës 21.12.1999 kishte vendosur deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit Arben Grori.

Edhe Gjykata e Kasacionit në Itali e la në fuqi vendimin e dy shkallëve të tjera kundër Grorit.

Gjatë kësaj kohe ai ka qenë në Shqipëri. Pasi mori formë të prerë, drejtësia Italiane kërkoi nga autoritetet e drejtësisë sonë njohjen e vendimit penal.

Arben Grori është gjykuar e dënuar në mungesë nga drejtësia Italiane pasi u gjet fajtor për vrasjen e shtetasit Naim Zyberi në një spital në Milano.

Bashkëpunëtor në vrasje ka qenë edhe Gert Gjenerali, i dënuar edhe ky me burgim të përjetshëm. Tre vite më parë u ekstradua nga Italia.

Dënimi në Itali Në fakt, Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano.

Grori u gjet fajtor për vrasjen e Naim Zyberit, në spitalin San Paolo në Milano, ku ndodhej i shtruar.

Grori e bënte fajtor atë për vrasjen e të vëllait, Artur Grori. Vendimi i fajësisë dhënë nga drejtësia italiane ndaj tij , është njohur më pas nga gjykatat shqiptare dhe prej shumë vitesh, ai ndodhet prapa hekurave.

Ndonëse ka dalë para drejtësisë për tu njohur me vendimin e huaj, Grori asnjëherë nuk ka folur hapur për vrasjen e vëllait të tij, kundërshtarët dhe eliminimin e tyre.

Në gjyq është përgjigjur vetëm për akuzën e trafikut të drogës, për të cilën u dënua me 15 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Me njohjen e vendimit italian, u bë bashkimi i tyre.

Kush ishte Naim Zyberi

Naim Zyberi ishte një nga të fortët e kryeqytetit, që u ekzekutua në gjashtë gusht të vitit 1997.

Zyberi në vitet e para të ‘90 kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët sipas mënyrës që kishin vetpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Arben Grori dhe miq të tij e arrijnë Naim Zyberin në Milano të Italisë.

Ata i bëjnë atentat në fillim të gushtit 1997. Por vetëm sa e plagosin. Zyberi shtrohet në spitalin “San Paolo” për t’u kuruar.

Më 6 gusht të atij viti në hyrjen kryesore të këtij spitali paraqiten Arben Grori dhe Gerti Gjenerali me buqeta lulesh në duar. Të dy i bindin mjekët se ishin miq të Zyberit dhe donin ta takonin.

Mjekët i lejojnë, pasi i pajisin me bluza të bardha. Nuk u kapën nga policia italiane. Grori kthehet në Shqipëri. Ndërsa gert Gjenerali arrestohet pak kohë më vonë dhe i nënshtrohet gjykimit./Shekulli/
Shtuar më 20/02/2017, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori