Koncerti, një performancë e jashtëzakonshme për Nichole Scherzinger (FOTO-LAJM)

Nichole Scherzinger ka realizuar një performancë të jashtëzakonshme gjatë koncertit Comic Relief. Këngëtarja 34- vjeçare u shfaq në skenën e legjendarit Wembley me flokët e mbledhura tufë duke nxjerrë në pah vathët e saj të mëdhenj.

Këngëtarja ndërkohë po punon për realizimin e një albumi të ri. “Unë ende jam duke punuar në këtë album. Është një punë në proces. Pjesa më e madhe e këtij albumi është, motivim, inspirim dhe këngë argëtuese. Kam bashkëpunuar me Will. I. Am, Dallas Austin, Afro Jack kështu që ka për të qenë një miksim shumë u mirë”, ka thënë ish anëtarja e grupit, ‘Pussycat Dolls’
Shtuar më 07/03/2013, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori