Koncerti madhështori i Capital T, shuma marramendëse që shpenzuar këngëtari (FOTO LAJM)

Më datën 19 të këtij muaji, Capital T do të mbajë në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë një koncert madhështor, për të cilin ka premtuar se do të sjellë risi.

Në një konferencë për mediat ditën e djeshme, ai foli me detaje rreth koncertit të tij, i cili nis në orën 19:00.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtari">këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit, ku ka folur sërish për projektin e tij gjigant dhe planet për muzikën.

I pyetur se cila është shifra që Capital T ka shpenzuar për këtë koncert madhështor, këngëtari">këngëtari rrëfeu se kishte investuar diku tek 200 mijë euro.

Pritet që shfaqja të zgjasë dy orë dhe Capital-i do të këndojë rreth 20 këngë të tijat. Sipas emrin të koncertit, “Time Capsule”, performancat e tij do të jenë një udhëtim në kohë, ku do të performojë si këngë të vjetra, ashtu edhe të reja që ende nuk i ka publikuar.

Shtuar më 07/09/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori