Komunistët me Nexhmije Hoxhën festojnë ditëlindjen e diktatorit (FOTO LAJM)

Dje ishte 110 vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha që robëroi shqiptarët për vite me radhë.

Teksa për shumë njerëz, ish-diktatori sjell kujtime të zeza apo mëri, për disa të tjerë nuk është kështu.

Disa komunistë janë mbledhur në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës për të festuar edhe pse shumica e shqiptarëve e urrejnë diktatorin.

Në shtëpinë e saj kanë shkuar Muharrem Xhafa, kryetar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe Kiço Mustaqi, ish-ministri i Mbrojtjes.

Pas tyre shihen edhe djali i Enverit, Iliri, si dhe nipi i ish-diktatorit, Ermal Hoxha, që vetëm pak javë më parë u lirua nga burgu.

Por nuk ishin ata të vetmit, pasi në shtëpinë e tyre kishte edhe shumë komunistë të tjerë ose simpatizantë të figurës së diktatorit më të tmerrshëm shqiptar.

Në shtëpinë e tij u organizua dhe një koktej, ndërsa shqiptarët ende vuajnë pasojat e diktaturës së tij, ndër më të ashprat në historinë e njerëzimit.

Opinioni publik po i cilëson shumicën e atyre që bënin pjesë në atë festë si tradhtarë dhe të papërgjegjshëm për veprimet e tyre.
Shtuar më 17/10/2018, ora 21:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori