Komunikata e UÇK-së: Sulmuam një tradhtar të kombit (DOKUMENT)
Përmes një komunikate për media, të nënshkruar nga një i ashtuquajtur Komandant Kushtrimi, pretendohet se një grupim i ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) ka kryer dy aksione të ndara, të dielën dhe të hënën, ku janë sulmuar Ministra e Punëve të Brendshme e Maqedonisë dhe një inspektor shqiptar, Arif Asani, i cili etiketohet si tradhtar i kombit.

Po ashtu, në këtë komunikatë kërkohet lirimi i pijetarëve të arrestuar në konfliktin e fundit në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, përcjell Gazeta Express.

Ata shprehen se do të ketë sërish aksione të ngjashme. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2015, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori