Kompleksi i banimit në Kaliforni rrezikon shembjen (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dhjetëra shtëpi dhe apartamente të një kompleksi në Pacifica, Kaliforni, janë shpallur të pabanueshme për shkak të rrezikut të shembjes. Autoritetet vendase kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Gjithashtu, kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në brigjet e oqeanit, pasi rrezikohen t’u shemben shtëpitë, si pasojë e stuhisë së pamëshirshme "El Nino".

Pamjet e publikuara tregojnë shkëputje masive të tokës ku ndodhen edhe disa shtëpi që rrëzohen.

Sipas mediave vendase, ditën e hënë disa banorë janë larguar menjëherë pasi shtëpitë e tyre u rrëzuan, duke iu bashkuar të pastrehëve të tjerë që kanë braktisur ndërtesat në vitet e kaluara.

Stuhia "El Nino" nisi të krijonte rrëshqitje toke në Pacifica që në vitin 2003.

Ndërkohë, disa shtëpi e apartamente u braktisën në 2010-n dhe tani do të shemben.

Zyrtarët janë munduar të forcojnë bregun, duke vendosur shkëmbinj e beton për të përforcuar bazën. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2016, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori