Kompania e famshme kozmetike zgjedh fytyrën e Adrola Dushit në fushatën e re (FOTO LAJM)
Modelja e njohur shqiptare,
Adrola Dushi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo është
zgjedhur si një nga imazhet e fushatës së re të
produkteve kozmetike të “Mac”.
“Mac”,
kompania lider në fushën e
produkteve të bukurisë në botë, ka
zgjedhur bukuroshen tonë për të prezantuar paletën e re.
Kujtojmë që
Adrola Dushi po e zhvillon karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me sa duket bukuria, por edhe puna e saj po shpërblehet me suksese të njëpasnjëshme. Në dhjetor të këtij viti,
Adrola Dushi u shfaq si drejtuese e “Kënga Magjike”, krah Ardit Gjebreas.
Shtuar më 04/05/2020,
ora 09:03