Kompania e djemve të Isa Mustafes merr tender në AKI (FOTO LAJM)

Agjencia Kosovare e Inteligjencës, duket se tenderin për riparim të automjeteve ja ka besuar djemve të kryeministrit Isa Mustafa, Besnikut dhe Arbenit, me kompaninë MACAR. Ky tender kap vlerën e 1 mijë e 400 eurove.

Me këtë tender do të bëhet “riparimi i veturës BMW”, së këtij institucioni, raporton Gazeta Fjala. “Qëllimi i kontratës është që të përcaktohen kushtet që rregullojnë kryerjen e shërbimeve për Riparimi i veturës BMW”, thuhet në njoftimin e shpallur në KRPP.

Në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), pronarë të firmës fituese, MACAR figurojnë dy djemtë e kryeministrit Mustafa, Besniku dhe Arbeni, shkruan Gazeta Fjala.

Për këtë tender nuk ka pasur asnjë konkurrent tjetër, që i bije se MACAR është shpallur fitues pas pasur dronë e konkurrencës. MACAR dhe AKI këtë tender do ta nënshkruajnë më datën 20 të këtij muaji. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori