Komentuesit "gjunjëzojnë" Ramën: Shqipëria është e mbytur nga plehrat (FOTO LAJM)

Kanë mjaftuar që kryeministri Rama të postonte dy foto në rrjetin social Facebook, për të përcjellë ndryshimin që kanë ndodhur nga mbeturinat, por komentuesit kanë reaguar mjaft ashpër. Të menjëhershme kanë qënë rreagimet e ndjekësve të shumtë në rrjetin social të Ramës, duke i vënë në dukje premtimet e pambajtura.

Në kulmin e debatit për importin e plehrave, ndërkohë që para Kuvendit protestohet nga shoqëria civile kundër importit dhe teksa seanca pritet të shqyrtojë sot ligjin në fjalë, Rama ka zgjedhur të ndajë dy foto nga Elbasani.

"Dy qeveri dhe dy pamje të fushës së plehrave në Elbasan, dikur një mal gazrash mbytës për qytetin, sot ajo hapësirë është mbjellë me pemë dhe nesër do të jetë një mushkëri e re e qytetit", ka shkruar ai bashkëngjitur fotove në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2016, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori