Rama merr dhuratë të veçantë në Berlin, jep lajmin: Gati për të sjellë në Tiranë rrjetin më të madh europian të Startup-eve

Kryeministri në Facebook ka ndarë në Facebook një video në Factory Berlin, për të cilin thotë se është gati për ta sjellë në Shqipëri.

Ra,a shkruan se Factory Berlin është rrjeti më i madh europian i Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota.

Postimi i Ramës:

Berlin – Gati për të sjellë FACTORY BERLIN në Tiranë, rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota, nga Google e Uber tek qendrat kërkimore të Siemens, Audi e Deutsche Bank dhe SoundCloud e të tjera me radhë./albeu.com

 

Rama gjithashtu mori dhe dhuratë nga Factory Berlin, një pikturë e punuar nga një artist në Gjermani ku ishte adresa e ateliesë së kryeministrit dhe ajo e piktorit që punoi veprën.


Shtuar 12.04.2022 10:50