Kombinimet që nuk dalin asnjëherë nga moda (FOTO LAJM)

Vizat dhe lëkura
Ekzistojnë disa kombinime që nuk dalin nga moda dhe duken gjithnjë bukur në trup. Janë disa ngjyra të cilat kanë një ndikim të veçantë në veshjenb tuaj të përditshme.

Pesë kombinimet ideale që nuk dalin nga moda janë;

Jeshilja smerad dhe e zeza, është një stil që bën të duket bukur çdo femër, jep sharm e elegancë dhe yje si Angelina Jolie e kanë treguar shpesh këtë gjë.

Pellush e xhins, një kombinim që nuk të lë kurrë në baltë dhe që përdoret gjerësisht nga yjet e shoëbiz në të përditshmen e tyre.

Leopard dhe buzë të kuqe
Shpesh femrat mendojnë se një veshjeje leopard, i shkon për shtat një tualet neutral, por në fakt është e kundërta. Buzët e kuqe apo edhe aksesorë të kuq do t’ju bëjnë të dukeni gjithnjë të veçanta.

Sandale me çorape
Një stil urban që vitet e fundit po propozohet gjerësisht nga stilistët, janë sandalet me çorape. Një kombinim në pamje të parë guxues, por që ju bën të dalloni nga të tjerët.

Vizat dhe lëkura
Bluzë me viza, apo fustan kombinuar me xhakeketë apo pandallona lëkure, është një stil që nuk do të dalë kurrë nga moda, e që do të duket gjithnjë bukur. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori