Kombinimet ideale të ngjyrës së zezë (FOTO LAJM)

Ngjyra e zezë është një ngjyrë që jo gjithmonë gjen një hapësirë të madhe përdorimi, pasi ajo cilësohet si ngjyrë e zymtë. Por shpesh e zeza është një ngjyrë e cila sjell kombinime përfekte me ngjyra të tjera të cilat mund të krijojnë një ambjent relaksues në shtëpi.

E bardha është ajo me të cilën e shohim zakonisht të shoqëruar por ka dhe raste kur ajo është e kombinuar me ngjyra të tjera të cilat i japin finesë dhe bukuri një ambjenti të caktuar. Kohët e fundit e zeza për kombinimet dhe nuancat që përcjell është kthyer në një trend dizenjimi.

Ngjyra e zezë në shtëpinë tuaj gjithmonë duhet të jetë e shoqëruar me ngjyra të tjera për të bërë të mundur thyerjen e kontrastit që ajo jep kur është vetme.

Ngjyra e zezë mund të përdoret në mur, në mobilje ose materiale të tjera që ndodhen në shtëpi që janë kryesisht të bardha ose ngjyra të tjera të lehta.

Ambazhurët me qelq janë mënyra më e mirë e pasqyrimit dhe shkëlqimit të ngjyrës së zezë.

Ngjyra e zezë në kuzhinë ka një kombinim perfekt me mobiljet dheme enët ngjyrë metalike. Në foto na tregohen disa stile se si ne mund të dizenjojmë shtëpinë tonë. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori