Komandanti i Njësisë Speciale dhunoi babain e Haxhiut në protestën e 2012-ës (FOTO)

Komandanti i rajonit te Prishtines, Amir Gërguri, rrahu babain e Albulena Haxhiut në protestën e 2012
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka publikuar një foto në profilin e saj në Facebook gjatë protestës së 22 tetorit të vitit 2012">2012 ku shihet Komandanti i Njësisë Speciale për rajonin e Prishtinës, Amir Gërguri duke dhunuar babain e saj.

"Do të doja shumë që Amir Gërguri ta shihte këtë foto. Është qizmja e zezë e tij mbi kokën dhe trupin e babait tim 62 vjeçar në protestën e 22 tetorit të vitit 2012">2012. Pikërisht në këtë protestë ku nga dhuna policore ndaj qytetarëve humbi jetën Irisi. Krimet e tilla nuk vjetërsohen asnjëherë!

Drejtësia njëherë do të triumfojë dhe do të mbahesh edhe ti përgjegjës!', shkruan HaxhiuFacebook. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2016, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori