Koleksion me 300 kukulla, ja si u shërben 36 vjeçarja (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një grua e cila është e fiksuar pas kukullave, ka marrë flokët e djalit për t'ia vendosur 300 prej tyre. Pavarësisht se ajo ka një djalë dhe një vajzë, kjo se pengon aspak që ajo t'i kushtojë kohë të konsiderueshme dhe koleksionit të saj të mahnitshëm.

36 vjeçarja i kryen të gjitha shërbimet e nevojshme kukullave të saj, duke filluar nga ushqimi, shëtitja. E marrosur pas tyre, 36 vjeçarja i merr me vete edhe kur ajo shkon në një restorant, madje edhe i ushqen të vegjlit e saj.

Marilyn Mansfield ka shpenzuar miliona dollarë për koleksionin e saj. Atë shpesh mund ta gjesh rrugëve të New York-ut duke shëtitur me kukullat. Koleksioni në fjalë zë pjesën më të madhe të hapësirës në shtëpinë e saj në Staten Island, të cilën ajo e ndan me bashkëshortin Zoth, djalin 10 vjeçar si dhe vajzën 15-vjeçare Skylar. /albeu.com/










Shtuar më 11/09/2014, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori